Kryesore » 2012 » Qershor » 3 » Restoranti më i veçantë në botë
11:14 PM
Restoranti më i veçantë në botë
Kemi parë të ndërtohen restorante nga më të çuditshmit dhe më të kushtueshmit, por ndonjë herë luksi mund të jetë dhe pak i komplikuar. Njerëzit shpenzojnë shuma të mëdha lekësh për të darkuar në vende romantike. Por një restorant i tillë, në lartësitë e qiellit do të habiste këdo. Nga katër qershori deri në korrik, në Bruksel do të zhvillohet faza e re e restorantit të quajtur "Dinner in the Sky”(Darkë në qiell). Ky restorant është ndërtuar në 30 metra lartësi dhe pamjet që ai ofron të lënë pa mend. Ky në fakt është një restorant i përkohshëm, i cili ka një pamje të çuditshme dhe qëndron në ajër me ndihmën e një vinçi.
Në sajë të lartësisë së tij nga toka, mund të shihen gjërat më të bukura dhe të rralla të vendit. Por restoranti ka dhe një kuzhinë të jashtëzakonshme, duke pasur në staf kuzhinierët më të zgjedhur dhe me famë të qytetit. Restoranti mund të mbaj 22 klientë dhe ofron pamje të mrekullueshme nga lartësitë e qiellit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus