Kryesore » 2012 » Mars » 22 » Qeni më i vogël në botë (+FOTO)
9:58 PM
Qeni më i vogël në botë (+FOTO)
Quhet "Mrekulli” dhe është qeni më i vogël në botë, më i vogël se pëllëmba e dorës së një njeriu dhe me peshë totale prej rreth 300 gramësh. Një qen i racës Çihuahua, këlyshi Mrekulli duket se vuan nga nanizmi. Megjithatë, ai nuk shfaq asnjë defekt tjetër dhe sipas pronarit të tij, një 10-vjeçar britanik, qeni ka një oreks të mirë dhe i pëlqen të pijë qumësht.”Sipas mësueses sime, është pa dyshim qeni më i vogël që ka lindur ndonjëherë. Megjithatë, për mua është perfekt edhe kështu”, shprehet Kayley-May.Mrekullia lindi së bashku me katër këlyshë të tjerë, të cilët ngordhën pak pas lindjes. Përpara se t’i linin të birit të tyre kujdestarinë e qenit disa javësh, Mrekullinë e çuan tek veterineri, i cili konstatoi se ai nuk vuan nga asnjë problem, përveç të qënit xhuxh.
$IMAGE1$


Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus