Kryesore » 2012 » Prill » 10 » Pylli i vetvrasjeve (+FOTO)
6:41 PM
Pylli i vetvrasjeve (+FOTO)
Mali Fuxhi në Japoni mbart në vetvete një prej destinacioneve më të mistershme dhe të frikshëm në botë. Bëhet fjalë për pyllin e Aokigaharës, i cili ka një gjelbërim aq të dendur, sa që është e thjeshtë të zhdukesh midis tij për të mos u parë më.Mbase, pikërisht për këtë arsye, pylli është edhe një destinacion i preferuar për të gjithë ata që duan t’i japin fund jetës së tyre. Çdo vit, autoritetet arrijnë të gjejnë në të mbi 100 trupa kryesisht të vetvarur, por për shkak të kushteve, disa zbulohen pas dekadash, e ndonjëherë nuk zbulohen kurrë.Përse pylli në malin e Fuxhit është shndërruar në një vend "pelegrinazhi” për të gjithë ata që i japin fund jetës së tyre përbën një mister, ndonëse besohet se të parët që nisën këtë traditë makabër u motivuan nga një novelë popullore e kohës.Azusa Hayano, i forcave policore, njeriu që studion dhe përshkron perimetrin e pyllit ndër vite në kërkim të viktimave, pranon se as ai nuk është në gjendje të kuptojë trendin e vetvrasjeve.Në një dokumentar tronditës të publikuar së fundmi, tregohet se si përgjatë 30 viteve të punës, Hayano ka ndeshur në mbi 100 trupa, ndërsa eksperti udhëheqi një trupë televizive në disa prej mbishkrimeve që kanë lënë të vetvrarët nëpër pemë përpara se t’i jepnin fund jetës së tyre.


Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus