Kryesore » 2011 » Korrik » 1 » Puthja vdekjeprurëse
10:28 PM
Puthja vdekjeprurëse
Një rritës gjarpërinjsh është vrarë nga kafshimi i njërës prej kobrave të tij disa ditë pasi kishte deklaruar se ato kurrë nuk do t’i bënin keq.
45-vjeçari Luke Yeomans pësoi një infarkt në zemër pasi një nga gjarpërinjtë e kafshoi duke i helmuar gjakun.
Anglezi gjithmonë këmbëngulte se nuk kishte rrezik qëndrimi i tij me kobrat që njihen si një nga llojet më të rrezikshme të gjarpërinjve. Ai mbante 24 kobra aziatike në shtëpi në këto 30 vitet e fundit.
"Njerëzit mendojnë se jam i çmendur, por unë besoj se kjo që po bëj është diçka e mirë. Po rris këto kobra aziatike sepse janë specie në zhdukje. Kam ndërmend ta rris numrin e tyre në 100”, deklaronte para pak kohësh burri nga Nottinghamshire (Angli)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus