Kryesore » 2012 » Nëntor » 30 » Pushohet nga puna kamerierja, pështynte në supën e deputetëve prej 4 vitesh
6:52 PM
Pushohet nga puna kamerierja, pështynte në supën e deputetëve prej 4 vitesh
Si punonjëse ajo është pushuar nga punga ka kafetaria e Parlamentit të Ukrainës pasi pështynte në ushqimet që i servirte deputetëve. Yulia Borshchenko ka pranuar se e ka bërë një gjë të tillë si hakmarrje personale për shkak të rrënimit të vendit.Skandali ka plasur pasi një deputet i Partisë Komuniste zbuloi se dikush i kishte pështyrë në supë, raportojnë mediet ukrainase. Pas hetimeve rezultoi se veprimi ishte kryer nga kamerierja, Borshchenko.Ajo është shprehur se nuk penduar për veprimin e saj pasi sjellja e saj është demonstrim i pozicionit të saj politik."Mendoni se kemi rroga të mira në kafetari? Jo dhe aq, marr 390 dollarë në muaj – kjo nuk është asgjë nëse jeton në kryeqytetin e Ukrainës. Kam punuar për katër vjet për shkak se më dhanë mundësinë për të marrë hak ndaj parlamentarëve për atë që i kanë bërë vendit dhe popullit. Nëse dikush mendon se jam penduar për atë që kam bërë, e ka gabim”, u tha medieve kamerierja.
Borshchenko ka shtuar se ka pështyrë në ushqimet e deputetëve disa herë. Ajo thotë se nuk do të kërkojë më punë si kameriere por do të nisë karrierë si shkrimtare.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus