Kryesore » 2011 » Maj » 23 » Propozimi më i “çmendur” për martesë (+VIDEO)
2:48 PM
Propozimi më i “çmendur” për martesë (+VIDEO)
E çoi të fejuarën e tij në kinema dhe sapo u përball me ekranin gjigant erdhi dhe surpriza: në vend të trailerave të zakonshme që jemi mësuar të shohim para se të filloi filmi u shfaq një deklaratë dashurie dhe propozimi për martesë.
Ka qenë kjo mënyra që Matt zgjodhi për të çuar në lot partneren e tij Ginny, e cila pranoi këtë propozim të rrallë, transmeton NOA.
Nuk është një përrallë Hollywoodi, por historia e propozimit më e çmendur për martesë në mbarë botën, e cila është kryer nga një djalë amerikan.
E postuar në You Tube kjo video ka arritur në gjysmë milionë klikimesh në vetëm dy ditë.
Një sukses i vërtetë në të gjithë kuptimet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus