Kryesore » 2012 » Qershor » 18 » Prodhohet asfalti “sfungjer” që thith ujin
11:00 PM
Prodhohet asfalti “sfungjer” që thith ujin
Shkencëtarët në Brazil kanë arritur të prodhojnë një asfalt i cili thith ujin si pasojë e klimës së lagësht tropikale që mbizotëron në vend.Shkencëtarë të universitetit të Sao Paolos pohuan se kanë prodhuar një asfalt që thith ujin. Duke e ujitur me një zorrë asfaltin e prodhuar si të ishte lule, profesor Hoze Rodolfo Martins theksoi se "po vazhdojnë studimet për të shtuar veçorinë thithëse të asfaltit. Me anë të këtij produkti të ri mund të arrihet përthithja e ujit menjëherë në rrugë, kalldrëme dhe parking pa lejuar mbledhjen e ujërave të shiut”.Në pjesën e sipërme të asfaltit të përbërë nga 3 shtresa zënë vend gurë të vegjël zalli dhe zift. Ndërsa shtresa e dytë përbëhet nga gurë të mëdhenj dhe është 5 centimetra e trashë. Kjo shtresë është përforcuar me kimikate të ndryshme duke marrë parasysh dhe kalimin e automjeteve të rënda.

Në fazën eksperimentale asfalti i ri arrin të thithë për 2-3 orë 3 000 litra shi të rënë për 10 minuta . Për t’u përdorur në praktikë kjo kohë duhet ulur edhe më shumë.

"Ndërkohë që filtrimi në kanale i ujërave të shiut në asfaltin e zakonshëm zgjat me ditë të tëra, në këtë asfalt ngel vetëm lagështia e ujit”, pohon Martins duke theksuar faktin se "asfalti sfungjer mund të përdoret në zona ku ka reshje të shumta”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus