Kryesore » 2012 » Shkurt » 7 » Policia arreston këngëtarin e ringjallur
9:58 AM
Policia arreston këngëtarin e ringjallur
Një person në Afrikën e Jugut- që pretendon se është një këngëtar shumë i njohur, i vdekur në vitin 2009, është arrestuar në pritje të analizave të ADN-së. Personi i njohur si Khulekani Khumalo, një këngëtar zulu, fitues i shumë çmimeve, vdiq në vitin 2009. Policia ka verifikuar shenjat e gishtërinjëve dhe ka rezultuar se bëhet fjalë për një mashtrim. 
Familja, përfshi dy gratë e tij, thonë se ai është i vërtetë, por policia thotë se do e padisë për mashtrim nëse testet e ADN-së tregojnë se po gënjen. Rezultatet e ADN-së pritet të dalin në fundjavë. Në rast se ato përkojnë me personin e arrestuar, policia do të zhvarrosë trupin. Këngëtari u varros pas një ceremonie madhështore ku merrnin pjesë politikanë, media dhe fansa. Kur u mor vesh lajmi se ai ishte ringjallur, mijëra njerëz vërshuan në banesën e tij. Policia përdori makina ujëhedhëse për të shpërndarë turmën. Këngëtari u tha fansave se ai nuk kishte vdekur, por e kishin mbajtur disa zombie duke e detyruar të këndonte për ta. Ai shtoi se kishte ngrënë baltë për të qëndruar i gjallë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus