Kryesore » 2011 » Qershor » 16 » Poçi elektrik që ndriçon tash e 110 vjet (+VIDEO)
1:55 AM
Poçi elektrik që ndriçon tash e 110 vjet (+VIDEO)
Libri i Guinnessit para pak ditësh e ka shpallur për ndriçuesin më të vjetër elektrik një poç prej 60 vatësh, e prodhuar para më shumë se një shekulli që funksionon akoma pa kurrfarë problemesh. Ky poç elektrik rekordist gjendet në stacionin e zjarrfikësve në Livermor në Kaliforni.
Kurrë nuk ka pushuar të ndriçojë, pos një herë brenda një jave më 1937, dhe ndërprerjeve të rralla të herëpashershme të energjisë elektrike deri në vitin 1967, kurse që prej atëherë bën dritë pa pushim dhe ndriçon gjenerata e gjenerata zjarrfikësish. 
"Askuhs nuk e di si është e mundur, por ai punon edhe më tej edhe pse është prodhuar para 110 vjetësh”, tha për Dayli Telegraph një nga zyrtarët e Livermorit. 
Ky antikitet prej poçi, i cili ruhet me kujdes, është bërë atraksion turistik për të cilin zyrtarët e qytetit shpresojnë të tërheqë edhe më shumë kureshtarë tashti pasi rekordi ka hyrë edhe zyrtarisht në librin e Guinnessit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus