Kryesore » 2012 » Prill » 20 » Piramidë gjigande është gjetur tek Trekëndëshi i Bermudeve (+VIDEO)
8:39 PM
Piramidë gjigande është gjetur tek Trekëndëshi i Bermudeve (+VIDEO)
Shkencëtarët amerikanë dhe ata francezë me ndihmën e kërkimeve sonare kanë gjetur një piramidë nënujore të pazakontë në një thellësi prej 2000 metra në Trekëndëshin e Bermudeve. Bazamenti i piramidës është 300 metra e gjatë, ndërsa 200 metra e gjërë. Nga baza deri në maje të piramidës ka afër 100 metra. Rezultatet e para treguan se kjo strukturë ka një sipërfaqe të përkryer të rafshtë, kështu që supozohet se ajo është e bërë prej qelqi ose ndonjë materiali të ngjajshëm me kristalin. Hulumtimet kanë treguar se piramida është tre herë më e madhe se piramidat e lashta në Egjipt, ndërsa në maje ka dy vrima të mëdha nëpërmjet të cilave hyn uji me një shpejtësi të madhe, për këtë arsye, shkencëtarët supozojnë se janë krijuar valë të mëdha në sipërfaqe të oqeanit. Ky zbulim i ri i ka habitur shkencëtarët e tjerë në mbarë botën të cilët tani po përpiqen për ta qartësuar se nëse piramida është shkaku i zhdukjeve misterioze të anijeve në këtë pjesë të botës. Disa shkencëtarë perëndimorë supozojnë se piramida e cila ndodhet në fund të detit, ka gjasa që fillimisht të jetë ndërtuar në tokë, por ndonjë tërmet shkatërues e ka ndryshuar strukturën e tokës dhe ajo është zhytur në thellësi të oqeanit. Sipas Calvin Jones nda departamenti për resurse historike i shtetit në Florida, ky zbulim arkeologjik gjigand me siguri është ndërtuar në mes vitit 10,000 p.e.s. dhe vitit 6000 p.e.s. kur kjo pjesë e kores së tokës nuk ka qenë e mbuluar me ujë. Me supozimin e tij bien dakord edhe shumica e arkeologëve të Floridës, transmeton Shqipmedia.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus