Kryesore » 2012 » Maj » 16 » Piktorja profesioniste 5-vjeçare (+VIDEO)
4:10 PM
Piktorja profesioniste 5-vjeçare (+VIDEO)
Një 5-vjeçare australiane, e cila ka fituar tashmë mbi 100 mijë dollarë nga pikturat e saj, është cilësuar si artistja më re në botë.Aelita Andre ka filluar të pikturojë që kur ishte 2 vjeç dhe ka hapur ekspozita pikture në Australi dhe Amerikë.Pikturat e saj më të lira janë shitur për më shumë se 3 mijë euro secila, para që janë vënë në një fond të besuar.Nëna e saj, me origjinë ruse Nikka Kalashnikova e kuptoi që herët talentin e Aelitës dhe e përkrahu pasi kuptoi se kompozimi, ngjyrat dhe përqendrimi i vajzës ishin të dallueshme nga fëmijët e tjerë.‘Zakonisht fëmijët vizatojnë për disa minuta por Aelita rrinte me orë të tëra e përqendruar duke pikturuar’- tha nëna e vogëlushes. Shtëpia periferike e familjes së Aelitës në Melbourne është e mbushur me ngjyra, piktura dhe Aelita e vogël ka edhe një studio të saj.
Kritiku i artit, Robert Nelson thotë se pikturat kanë disa merita dhe se vajza duhet përkrahur për të ardhmen e saj që padyshim do të jetë shumë e suksesshme.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus