Kryesore » 2011 » Maj » 8 » Pesëvjeçari shet vizatimet e veta për të kuruar leuceminë
12:10 PM
Pesëvjeçari shet vizatimet e veta për të kuruar leuceminë
Familja Reed kishte nevojë për grumbullimin e mjeteve monetare për të mbuluar shpenzimet e mjekimit të vogëlushit të tyre 5-vjeçar Aidan. Deshën madje të shesin edhe shtëpinë, por tezes së vogëlushit i erdhi ideja që të shesin vizatimet e tij.
Pesëvjeçarit Aidanu Reed nga Kansasi vitin e kaluar mjekët i konstatuan leuceminë limfatike. Prej atëherë vogëlushi shumicën e kohës e kalon në spital në kemiterapi dhe metodat e tjera të kurimit të tij.
Prindërit Katie dhe Wiley qenë merakosur jashtëzakonisht shumë kur kuptuan për lajmin e keq, mirëpo ekspertët iu dhanë shpresë, pasi kjo formë e kancerit në 90 për qind të rasteve është e shërueshme. Për të paguar së paku pjesërisht shpenzimet e kurimit, ata përdorën të gjitha kursimet e madje edhe hynë borxh pakës. Për kurim të mëtejshëm iu nevojiteshin edhe shumë para, andaj patën vendosur të shesin shtëpinë. Mirëpo, dashuria e Aidanit të vogël për vizatimin u dëshmua si fitimprurëse. Djaloshi ka shitur mbi 3 000 vizatime, shumicën të cilave i ka krijuar në spital. Në këtë mënyrë janë tubuar rreth 20 mijë e 300 euro, kështu që shitjen e shtëpisë e kanë shtyrë për një kohë.
"Me dëshirë të madhe vizatoj kalorës, kloun dhe krijesa monstër. Kur të rritem dëshiroj të punoj maska dhe kukulla. Falënderoj të gjithë ata që kanë blerë vizatimet e mia”, tha Aidan, transmeton portali slloven 24ur.
Tezja e tij, Manda tregoi se njerëzit ende porosisin vizatime të tij dhe se të interesuarit janë paraqitur madje edhe nga Brazili, Italia dhe Japonia.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus