Kryesore » 2011 » Maj » 17 » Pesëvjeçarët i mësojnë gjuhët më së miri
11:41 AM
Pesëvjeçarët i mësojnë gjuhët më së miri
Fëmijët e moshës parashkollore më lehtë mësojnë shqiptimin e saktë dhe më shpejt e pasurojnë fondin e fjalëve se kur kanë më shumë vite, pohojnë ekspertët. Fëmijët tashmë prej moshës pesëvjeçare duhen të fillojnë me mësimin e gjuhës së huaj, sepse për disa vjet do ta flasin njëlloj mirë si gjuhën amtare!
Sigurisht, nuk duhet t’i sforconi fëmijët për të mësuar, ndërsa vetë procesi nuk duhet të ngjajë në asgjë tjetër, përveç se në lojë e cila do ta mbajë vëmendjen e fëmijëve dhe do t’i përmbushë me ndjenja pozitive, për t’u "kapur/ngjitur” dija.
Më së lehti është t’i mësoni me anë të librave me fotografi dhe këngëve, të cilat do t’i mësojnë përmendsh, ndërsa pastaj kërkoni që këngët t’i zbërthejnë në fjalë, kuptimi i të cilave mësohet.
Në shtëpi duhen të dëgjojnë dhe të shikojnë filma vizatimorë dhe muzikë që nuk ka përkthim dhe sinkronizim. Është mirë të kenë dikë që interesohet për zbulimet e tyre të reja, prandaj është shumë mirë kur përfshihen edhe prindërit dhe mësojnë gjuhët së bashku me të vegjlit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus