Kryesore » 2011 » Tetor » 5 » Përfitimet, nëna i rruan kokën djalit për 2 vjet
12:15 PM
Përfitimet, nëna i rruan kokën djalit për 2 vjet
Një nënë i ka rruar kokën dhe vetullat djalit të saj duke pretenduar se ai kishte kancer, për të përfituar me mashtrimin 100 000 paund. Gruaja britanike tani akuzohet se ka bërë deklarata false për dy vjet me radhë. Ajo, madje, e kishte dërguar fëmijën e saj në shkollë me fashë në kokë duke deklaruar se ai ishte i sëmurë rëndë dhe merrte shumë ilaçe. Nëna e pesë fëmijëve ka dalë dje para gjykatën me dy akuza për mizori kundrejt fëmijës dhe 15 akuza për mashtrim. Prokurori Peter Ashbi tha se për shtatë vjet kjo grua kishte deklaruar sëmundje apo paaftësi joreale për të pestë fëmijët e saj, për të marrë ndihmën nga shteti. Pesë fëmijët e gruas janë aktualisht një, shtatë, nëntë, 13 dhe 15 vjeç
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus