Kryesore » 2012 » Korrik » 21 » Për 10 euro blini shtëpinë e ëndrrave!
1:22 PM
Për 10 euro blini shtëpinë e ëndrrave!
Në kohën e tashme të krizës globale është gjithnjë e më vështirë të shitet shtëpia, trualli apo banesa. Me këtë problem është e njohur mirë edhe një agjenci për shitjen e patundshmërive, e cila ka ardhur në ide si të tërheqë blerësit potencialë dhe të shesë patundshmëritë pa uljen e çmimit të tyre. Secilën shtëpi që e ka në listë për shitje, ajo ia ka ofruar blerësve potencialë me anë të llogarisë, kurse të gjithë të interesuarit mund të bëhen pronarë të asaj patundshmërie po qe se blejnë lotarinë që kushton 10 euro. "Sigurisht që do t’i shisnim edhe pa këtë mënyrë, por, kështu nuk na duhet të presim gjatë blerësit e pavendosur apo miratimin kredive nga ana e bankave. Të gjithë të interesuarit mund të blejnë lotari dhe të shpresojnë se do të fitojnë shtëpinë. Në vlerën e kërkuar nga shitësi i shtëpisë i shtojmë edhe shpenzimet komunale e administrative dhe kësisoj e fitojmë çmimin e patundshmërisë. Vetëm pasi ta bëjmë këtë vendosim se sa lotari do t’i shesim për patundshmërinë e caktuar, dhe kur t’i shesim të gjitha lotaritë, e ndërprejmë shitjen dhe e tërheqim fituesin fatlum”, sqarojnë në agjencinë që i ka hyrë kësaj mënyre të shitjes. 
"Shtëpia vlen 264 000 euro, kurse unë kam blerë katër lotari, pra kam paguar 40 euro! Mua kjo më duke shumë metodë e mirë, nuk dua të marr kredi dhe të hyj në pasiguri, pasi nuk di se a do të mund ta ruaj punën”, tha njëra nga pronaret potenciale të shtëpisë që vlen 264 000 euro.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/2

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus