Kryesore » 2011 » Maj » 24 » Pajis gjelat me syze, për t’i dhënë fund luftës
1:45 PM
Pajis gjelat me syze, për t’i dhënë fund luftës
Fermeri kinez Zhang Xiaolong i pajisi gjelat e tij me syze plastike për t’i dhënë fund luftës ndërmjet tyre, ndërsa syzet me dizajn special dhanë efektin e tyre.
Xiaolong, i cili jeton në Xiamen të provincës Fujian të Kinës, thotë se gjelat agresivë janë bërë më paqësor qe nga koha qe filluan te mbajne aksesorët e rinj.
"Gjelat e mi luftonin tërë ditën me njëri tjetrin – humbja deri në dhjetë shpese në ditë. Më lindi ideja nga syzet e mia dhe mendova se si mund t'ua bllokoj pamjen në mënyrë që ata të mos e shohin me njëri-tjetrin direkt në sy, e kështu ndoshta edhe nuk do të plaste sherri. Kjo metodë funksionoi me të vërtetë. Ata s’mund ta sulmojnë njëri tjetrin kështu që konfrontimet janë minimizuar”, ka treguar Xiaolong.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus