Kryesore » 2011 » Qershor » 22 » Orangutangu dhe qeni shokë të pandarë
5:58 PM
Orangutangu dhe qeni shokë të pandarë
Orangutangu femër Surya dhe qeni Roscoe janë bërë shokë të pandarë, ndërsa për ta është publikuar edhe një libër me fotografi.
Dyshja e lumtur jeton në një rezervat të Karolinës së Jugut në Georgetown. Ata kanë fotografi së bashku duke pushuar, luajtur, përqafuar dhe notuar së bashku."Roscoe ishte shumë i dobët kur e gjetëm në rrugë dhe vendosëm ta adoptojmë. Pasi që erdhi në azilin e kafshëve e pa orangutangun dhe vrapoi menjëherë pas tij. Menjëherë filluan të luajnë së bashku”, tha Bhagavan Antle, themelues i rezervatit.Ai shtoi se qentë zakonisht kanë frikë nga majmunët, por duket se ky qen me orangutangun jetojnë në harmoni.








Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus