Kryesore » 2012 » Dhjetor » 15 » Nuk je nga Zvicra? Nuk ka cigare
1:37 PM
Nuk je nga Zvicra? Nuk ka cigare
Duhanpirësit në Zvicër mund të blejnë cigare në automatët e cigareve vetëm pasi të tregojnë letërnjoftimin ose një zheton. Por, për shumë shtetas të huaj kjo gjë duket e pamundshme.
"20minuten.ch”, duke iu referuar rastit të një shtetase maqedonase shkruan se ajo duke mos pasur letërnjoftimi zviceran dhe as patentë shoferi të këtushme, shkruan se ai që nuk posedon së paku njërin nga këto dokumente, rrezikon të mbetet pa cigare nga automati. 
Pasja e letërnjoftimit është bërë kusht për shkak se për të marrë cigare duhet të dëshmosh që je në moshën madhore. Por, maqedonasja thotë se kjo qasje është diskriminuese.

Përveç letërnjoftimeve zvicerane, automatët e cigareve "njohin” vetëm edhe ato franceze dhe gjermane me parametra të BE-së. Të gjitha dokumentet tjera, për shkaqe teknike, nuk mund të pranohen nga aparati "lexues”, ka thënë për këtë medium një zëdhënës i prodhuesit dhe distributorit të duhanit, njëherësh përgjegjës për automatët e cigareve Philip Morris.

Sipas tij, pajisja me lexues për dokumente të tjera do të ishte shumë e kushtueshme.

Por, të huajt sikur rasti i maqedonases kanë megjithatë një mundësi: ata mund ta aktivizojnë automatin e cigareve me një zheton special, që mund të merret te personeli i restorantit.

Por, para personelit, ata/ato duhet të identifikohen, me çfarëdo letërnjoftimi të huaj, se janë 16 ose 18 vjeçar (varësisht nga kantoni). Mirëpo mbetet problemi me ata që nuk ndodhen në restorant por diku jashtë, ku ka automate dhe nuk ka personel që do t`i jepte zheton, transmeton Albinfo.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus