Kryesore » 2012 » Korrik » 4 » Nuk e sherbejnë kryeministrin britanik se nuk e njofin
9:06 PM
Nuk e sherbejnë kryeministrin britanik se nuk e njofin
Nuk kanë të sosur problemet me kamerierët për kryeministrin britanik, David Cameron. Ndërkohë që ishte nisur të dielën në mëngjes për festimet e Ditës së Forcave të Armatosura, ai ka vendosur të bëjë një ndalesë për të marrë një kafe. Kryeministri u fut brenda në lokalin Sandwich Box Plus. Por Sheila Thomas, që ishte pas banakut, nuk e njohu kryeministrin dhe i tha të rrinte në radhë sepse ishte e zënë duke u shërbyer klientëve të tjerë.Pasi priti dhjetë minuta, ndihmësit e Cameron shkuan në lokalin ngjitur dhe morën një tas me kafe dhe petulla. Por kur kryeministri ndaloi jashtë për të shijuar kafen dhe petullat, njerëzit u befasuan dhe nisën të flasin me të. Sheila u mërzit shumë kur mësoi se ishte kryeministri.

"Nuk e njoha. Isha duke i shërbyer një klienti dhe po nxitoja, ndaj të jem e sinqertë nuk e pashë me shumë kujdes. Ai më pyeti nëse shërbejmë kafe për ta marrë me vete dhe i thashë po, por po i shërbej dikujt tjetër. Ai më tha më fal. Vetëm më vonë dikush më tha se ishte kryeministri,” tha ajo.

Megjithatë kryeministri u kthye dhe ajo i tha se i vinte keq. Ai i dha dorën. Vjet në Toskana të Italisë, kryeministri i kërkoi një kameriereje të sillte kapuçinot, por ajo i tha t’i merrte vetë sepse ishte shumë e zënë. Dhe Cameron i mori vetë tasat, ndërkohë që kamerierja tha se i erdhi shumë zor kur e kuptoi se ishte kryeministri anglez.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus