Kryesore » 2011 » Shtator » 16 » Njeriu më i parë në rrugë
2:25 PM
Njeriu më i parë në rrugë
Wendy Southgate po bënte xhiron e përditshme kur është kapur 43 herë nga Google gjatë regjistrimit të vendin ku ajo jeton. Google Street View po filmonte me kamera venin e quajtur Suffolk ndërsa Wendy po shëtiste me qenin e saj përdore. Ajo tani mban rekordin Guinness si njeri më prezent në rrugë. Ka qenë burri i saj Terry që ka vërejtur 43 paraqitje të bashkëshortes së tij dhe i ka lindur ideja për të aplikuar për rekord botëror. Ajo tani ka në xhep një certifikatë të rekordeve Guinness. Përveç kësaj ajo ka fituar edhe famë pasi mediat botërore kanë raportuar lajmin dhe emri i saj është kërkuar më shumë se 2 milion herë në Google. "Është e jashtëzakonshme që për një gjë kaq të thjeshtë të interesohen kaq shumë njerëz. Nga Japonia dhe Gjermania ka pasur interes. Është një gjë e vogël që ka ndodhur rastësisht”, thotë ajo duke ia dedikuar rekordin burrit
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus