Kryesore » 2011 » Maj » 23 » Njeriu bateri (+VIDEO)
12:51 PM
Njeriu bateri (+VIDEO)
Slavisha Pajkic nga Pozharevci i Serbisë me meritë e ka marrë pseudonimin "njeriu bateri”. Atij nuk mund t’i bëjë asgjë rryma eletrike. Ai përshkoi nëpër trupin e tij 20.000 volt dhe dy herë arriti ta regjistrojë emrin e tij në librin e rekordeve Guinness dhe e ka ndërmend ta thyej edhe një rekord.
Pajkic dëshiron që ta krijojnë një trafostacion prej një milion volt dhe në të "të mbushë bateritë”, e më pas si laser, të përcjellë rrymën elektrike pa tela.
Ai më 1983 përshkoi nëpër trupin e tij 20.000 volt, ndërsa më 2003 nxeu ujin derisa mbante në dorë dy copa hekuri, duke u regjistruar kështu për herë të dytë në librin e Guinnessit.

Pajkic zbuloi këtë dhunit kur ishte i ri dhe prej asaj kohe deri më tash, ai sfidon kufijtë e vet. Ai ka qenë shumë herë mysafirë nëpër emisione të ndryshme, ndërsa për të kanë shkruar edhe mediat, pasi ky fenomen me shkathtësitë e veta argëton, porç ka është më e rëndësishme, siç thotë edhe vetë ai, shëron njerëz. Gjithmonë thotë se nuk ka frikë nga energjia elektrike dhe se mund ta kontrollojë atë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus