Kryesore » 2012 » Dhjetor » 15 » Një polic amerikan e vret para pragut të shtëpisë +18 (+VIDEO)
2:26 PM
Një polic amerikan e vret para pragut të shtëpisë +18 (+VIDEO)
Vetëm një ditë pasi polici James Moody u lirua nga fajësia dhe u rikthye në shërbim aktiv, doli në publik incizimi ku shihet se i ku "ruajtës i rendit” me 11 plumba nga revolja e tij zyrtare ka vrarë Ernesto Duenez Jr. (34) para shtëpisë së tij. Polici gjatë hetimeve mbrohej se ka shtënë drejt Duenezit duke menduar se ai ka pasur pranë vetes thikë, por familja e të vrarit pohoi se ai ka qenë i paarmatosur dhe ka insistuar që Moody të akuzohet për vrasje. Incizimin e vrasjes, që më 8 qershor të këtij viti e kishte bërë kamera e automjetit patrullues policor, e tregoi avokati i Duenezit, i cili në konferencën për shtyp këtë të mërkurë në Ockland të Kalifornisë, shfaqi videon ku shihet që policia e priste Duenezin të arrijë nga një vizitë në shtëpi, pasi kishte marrë lajmërimin për dhunë në familje. Në afat prej vetëm 4.2 sekondave polici kishte shkrepur drejt të dyshuarit 14 plumba, 11 që e kanë goditur në trup, dhe katër plumba që u shkrepën pasi i vrari qe shtrirë për toke.  Ekspertët që e kanë shikuar incizimin thanë se në fillim vërtetë dukej sikur Duanez mbante thikë në dorë, por thika u gjet në dysheme të automjetit.  Me rastin e ekspertizës është konstatuar që Duenezit i ishte ngatërruar këmba në rripin e sigurisë të kamionetit, kurse se si ka arritur thika në dysheme të automjetit nuk dihet.  Duenez ishte i njohur si anëtar i një bande, në atë kohë gjendej në liri me kusht, dihej se barte thikë dhe se kishte revole, andaj është konsideruar i armatosur dhe i rrezikshëm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus