Kryesore » 2012 » Maj » 21 » Një garazh në shitje në Nju Jork për 1 milion dollarë
4:30 PM
Një garazh në shitje në Nju Jork për 1 milion dollarë
Një parking në Nju Jork ka dalë në shitje për vlerën e çmendur 1 milion dollarë. Çmimi duket i tepruar edhe për qytetin e njohur për çmimet jashtëzakonisht të shtrenjta të pasurive të patundshme.
Parkingu ndodhet poshtë një godine luksoze në 66 East 11-th Street.Gazeta New York Post shkruan se shoferi që e blen do të duhet të marrë çdo ditë gjoba parkimi ilegal prej 115 dollarësh për 24 vite, që të dalë kostoja e parkingut.Por agjencia që e ka marrë përsipër shitjen thotë se ai është për dikë që kërkon privaci totale.
"Ju e fusni makinën aty dhe nuk u sheh askush më. Është për ndonjë personazh të njohur ose për ndonjë biznesmen që është i turpshëm përpara kamerave,” thonë ata.Agjencia thotë se po shqyrtohet mundësia që në parking të vendoset një ashensor për të krijuar hapësirë që aty të parkohen dy makina.Godina ku ndodhet parkingu është e mbushur me pasanikë, pasi apartamentet aty shkojnë deri në 38.8 milion dollarë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus