Kryesore » 2011 » Qershor » 13 » Nget 210 orë në gjumë, e zgjon blici i radarit!
2:59 PM
Nget 210 orë në gjumë, e zgjon blici i radarit!
Një grua 27 vjeçare shtetase e Maqedonisë, po e ngiste makinën e saj nëpër rrugët e Zvicrës lindore me shpejtësi prej 210 kilometrash në orë, që është larg mbi të lejuarën. Dhe gjithë këtë e kishte bërë deri sa po flinte, shkruan St.galler Tagblatt!
Këtë e ka pranuar ajo vetë para policëve të cilët e kishin ndaluar më vonë. "Shkreptima e radarit, për fat, më ka nxjerrë gjumin", ka thënë ajo, duke u "shfajësuar" për shpejtësinë e palejuar që kishte zhvilluar në autostradë.Një "gjumë sekondash", si duket e kishte kapluar gruan tek po mbante timonin në duar dhe vetëm blici i radarit e kishte kthjellur.
Në makinë, veç saj ndodheshin edhe bashkëshorti i saj (të cilit i ishte marrë leja e drejtimit dy vite më parë) dy fëmijët dhe gjyshja e tyre.
Automobili së bashku me tabelat e regjistrimit janë konfiskuar.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus