Kryesore » 2012 » Dhjetor » 6 » Nga burgu drejtonte faqet pornografike
9:46 PM
Nga burgu drejtonte faqet pornografike
Policia amerikane ka zbuluar se një 44-vjeçar i burgosur në Ohio, ka drejtuar një biznes pornografik nga qelia me ndihmën e një kompjuteri që e ka pasur aty.Rasti u zbulua pasi 44-vjeçari u lavdërohej të burgosurve të tjerë se me ndihmën e kompjuterit drejton një klub striptizi dhe fiton shumë para.
Ai është akuzuar edhe për komunikim me tinejxherët, me të cilët ka biseduar rreth drogave dhe përvojave të tij seksuale.Mediat njoftojnë se i burgosuri kishte fituar 3.7 milionë dollarë nga biznesi me uebfaqet pornografike në internet dhe si këshilltar i klubeve të striptizit.Ai ishte burgosur për shkak të mospagimit të tatimit dhe fshehjes së pronave, ndërsa janë duke u hetuar edhe zyrtarët e burgut, sepse nuk është e lejuar që të burgosurit të mbajnë kompjuterë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus