Kryesore » 2012 » Maj » 14 » Nëna e lindi fëmijën edhe pse me probleme… (+VIDEO)
12:32 PM
Nëna e lindi fëmijën edhe pse me probleme… (+VIDEO)
Një nënë, Lacey, djali i se ciles ka lindur me një formë të rrallë semundjeje shperfytyruese e pa sy, eshte bere hit ne YouTub, per nje arsye te forte: Ai eshte gezimi i familjareve, "buzeqeshja” e familjes, pa te cilen bota, sic thone ata, nuk do te kishte kuptim!Lacey Buchanan, nga Woodbury, Tennessee, ka pershkruar me disa shenime momentet qe nga dashuria me te shoqin dhe deri te shtatezania, problemet qe e shoqeruan ate dhe komplikimet per nje embrion me defekte, e qe rrjedhimisht duhet te kryente abort…por jo!Pas muajve te shtatezanise, djaloshi erdhi ne jete megjithe defektin e konstatuar ne fytyre dhe anen zhvillimore ne teresi, kjo fale nje vendimi shpirteror dhe besnikerie fetare prej te krishtere, per te mos e abortuar!

Gjatë filmit shtatë-minutësh, nena mban djalin në gjoksin e saj, ndersa tregon ne copa letrash momentet qe e kane shoqeruar ate deri ne lindjen e femijes se shume deshiruar, pavaresisht te gjithave.

Ne fund te videos, ajo shfaq me krenari te birin!

Femija vuan nga Tessier ne fytyre, semundja qe deformon dhe ndan vecmas nofullen syte, hunden, te gjithe tiparet.

Aktualisht, mundesite qe ai te mbijetoje jane te pakta, ndersa te lindur me kete problem gjenetik jane vetem 50 vete ne bote.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus