Kryesore » 2012 » Korrik » 21 » Në jug të Afrikës u zbulua një det nëntokësor
1:18 PM
Në jug të Afrikës u zbulua një det nëntokësor
Në Namibi, në Afrikën jugore, u gjet një det nëntokësor. Sipas vlerësimeve paraprake, ai mund të sigurojë vendin me ujë për 400 vjet.Shkencëtarët besojnë se burimi gjigant nëntokësor mund të ushtrojë një ndikim jashtëzakonisht të madh në zhvillimin e një prej rajoneve më të thatë të Afrikës. Me përjashtim të bregdetit të Atlantikut, këtu nuk ka rezervuarë të mëdhenj natyrorë uji, lumenjtë janë të pakët dhe shumica e tyre thahen nga vapa e madhe. Për këtë arsye puna e fermerëve është tejet e kufizuar në këtë zonë. Sipas mendimit të zbuluesve, deti nëntokësor duhet të jetë i ekologjikisht i pastër, sepse uji i tij ka mbetur i paprekur për 10.000 vjet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus