Kryesore » 2012 » Korrik » 24 » Në ankand makina e blinduar e Al Kapones
4:19 PM
Në ankand makina e blinduar e Al Kapones
Antiplumb dhe e modifikuar në mënyrë të tillë në pjesën e pasme për të qëlluar ndaj ndjekësve "keqdashës” të mundshëm. Kjo është makina e famëkeqit Al Kapone. Mjeti "Cadillac” do të dalë në një ankand në Shtetet e Bashkuara që me siguri do të mbahet mend gjatë. Ankandi nis më 28 korrik dhe çmimi i hapjes së ofertave pritet të variojë nga 300 mijë deri në 500 mijë dollarë.Makina ishte një risi për kohën e saj, e prodhuar nga kompania e automjeteve "Cadillac” enkas për Al Kaponen. Fakti që është tërësisht anti-plumb tregon që armqitë nuk i mungonin Al Kapones. Vite më parë, pas përfundimit të "viteve të punës”, makina u ble nga një koleksionist kanadez.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus