Kryesore » 2012 » Janar » 28 » Mrekullia, fëmija lind pa gjak, mjekët e rikthejnë në jetë (+FOTO)
1:49 AM
Mrekullia, fëmija lind pa gjak, mjekët e rikthejnë në jetë (+FOTO)
Oliver Morgan është kthyer në jetë pas vdekje – pasi lindi pa gjak në trup. Sëmundja e radhën e quajtur Vasa Previa, formoi një ven ekstra gjatë kohës që ishte ende në bark.
Ai dukej i zverdhur dhe i sapolindur. Dhe pse kishin kaluar 25 minuta nga dalja e tij në jetë, doktorët ende nuk kishin arritur të dëgjonin rrahjet e zemrës së tij. Fëmija është kthyer në jetë pasi i është dhënë oksigjen, masazh në zemër dhe gjak.
Mjekët luftuan me lot në sy dhe ndien gëzim kur panë në monitor se zemra e fëmijës kishte nisur të rrihte.
Oliver tani është 15 muajsh dhe jeton i gëzuar mes nënës së tij Katy dhe babait Jeff."Lindja e Oliverit ishte traumatike sa që nuk isha në gjendje ta tregoja historinë deri në ditën e sotme”, shprehet nëna e tij 36 vjeç. "Ai lindi i vdekur pa gjak por tani është i ulur këtu pranë meje duke më buzëqeshur”, shton Katy.
"Me kuptimin e plotë të fjalës, doktorët e kthyer atë në jetë. Nuk do të jem kurrë në gjendje ti falënderoj ata mjaftueshëm për këtë dhuratë të mrekullueshme”.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus