Kryesore » 2012 » Dhjetor » 11 » Mitrovice...Ze hajnin,ia thyen hundet...
8:10 PM
Mitrovice...Ze hajnin,ia thyen hundet...
Një hajn i pafat e ka pësuar keq të hënën në Mitrovicë. Jo vetëm që mundi i kishte shkuar huq pasi nga i zoti i shtëpisë ishte kapur në flagrancë duke vjedhur por e ka pësuar keq.Ai të hënën rreth mesdite kishte hyrë në shtëpinë në rrugën "Mbretëresha Teutë" në Mitrovicë por ishte vërejtur nga familjarët të cilët nuk i kishin lënë afat as të ikë.I mllefosur në hajdutin që i kishte hyrë në shtëpi njëri nga familjarët e ka sulmuar atë fizikisht duke e goditur me kokë në fytyrë.Si pasojë ai ka pësuar lëndime serioze, frakturë në hundë andaj pas ndihmës mjekësore në Mitrovicë është dërguar në QKUK në Prishtine për trajtim të mëtejmë mjekësor.Pronari i shtëpisë është marrë në pyetje për atë se kishte rrahur dhe lënduar rëndë hajnin por nuk është paraburgosur pasi rasti shkon në gjykatë në procedurë të rregullt.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus