Kryesore » 2012 » Korrik » 31 » Me not nga Franca në SHBA, e shpëton roja detare
12:59 PM
Me not nga Franca në SHBA, e shpëton roja detare
Një britanik u shpëtua nga roja detare franceze pasi ishte nisur nga plazhi me not për në Shtetet e Bashkuara. 34-vjeçari i kishte thënë miqve të tij në plazhin francez, Biarritz, se ai do të shkonte në Nju Jork me not për të përçuar shpirtin olimpik nëpër Oqeanin Atlantik. Ata kishin menduar se ai po tallej, por duke e ditur se ishte një notues shumë i mirë, nuk e kundërshtuan. Ata i thanë se një varkë do të shkonte ta shpëtonte, nëse do të ishte në vështirësi. Ai notoi përtej fuçive, kufiri ligjor për të bërë not. Vazhdoi të notonte aq larg sa u zhduk nga shikimi i të gjithëve duke konfirmuar kështu se e kishte seriozisht idenë për të përshkuar 3 594 milje me not. Roja detare franceze njoftoi një helikopter dhe një zhytës u hodh në det duke i shpjeguar se nuk ishte një ide e mirë. Ai iu përgjigj se ishte notues i mirë dhe e ndjente se duhej ta bënte këtë. Atëherë roja bregdetare dërgoi një varkë shpëtimi, e rrethuan me një litar dhe e tërhoqën deri në plazh
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus