Kryesore » 2011 » Maj » 21 » Maturantët me vallëzim kundër dhunës
12:49 PM
Maturantët me vallëzim kundër dhunës
Të veshur në bluza ngjyrë verdhë e zi, maturantët nga 15 shkolla në vend, sot në mesditë në sheshin Pella, vallëzuan njëkohësisht me bashkëmoshatarët e tyre në 9 vende tjera të Evropës Juglindore. Me Shtrausin, në mënyrë sinkronizuese vallëzuan në Slloveni, Shqipëri, Mal të Zi, Serbi, Romani, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Bullgari. Maturantët para vallëzimit dërguan porosi, të ndërpritet dhuna. Organizatorë të këtij evenimenti në Shkup janë Drejtoria për kulturë dhe art dhe Klubi i vallëzimit "Ritëm plus”, ndërsa nën patronazhin e Qytetit të Shkupit dhe Agjencisë për të rinj dhe sport. Manifestimi "Parada e maturës”, për herë të parë para dhjetë viteve filloi në Slloveni, ndërsa Maqedonia tash 5 vite është pjesë e tij. Alsat-M
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus