Kryesore » 2011 » Maj » 31 » Makina përplaset, asnjeri s’ndalon t’i japë ndihmë (+VIDEO)
5:55 PM
Makina përplaset, asnjeri s’ndalon t’i japë ndihmë (+VIDEO)
Shpesh ndodh që moskokëçarja kundrejt diçkaje që ndodh, por që s’ka lidhje me neve, të jetë e zakonshme. Por kur bëhesh protagonist i një aksidenti rrugor, nuk ke si të mos bësh "menefregistin", aq më tepër kur dikush mund të jetë dëmtuar e mund të kenë nevojë jo vetëm për ndihmë, por qoftë për një frazë të thjeshtë "A je mirë?”. Ja që në mënyrë të pabesueshme, krejt e kundërta ka ndodhur në një rrugë në Kinë, aty ku një makinë ka përplasur nga prapa një tjetër dhe sikur të mos të kishte ndodhur asgjë, as që ka marrë mundimin të ndalojë. Jo vetëm kaq, por as makinat e tjera që ishin në atë kohë duke kaluar, nuk e kanë shikuar të arsyeshme të ndalojnë, qoftë edhe për të parë nëse shoferi ka ndonjë problem, përderisa duket qartë se makina e aksidentuar është copëtuar. E gjithë kjo skenë është filmuar rastësisht nga një femër në një ndër makinat që në atë moment po kalonin në atë rrugë dhe videon e plotë të asaj që ndodhi mund të ndiqni këtu poshtë:

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus