Kryesore » 2011 » Qershor » 4 » Magjistari kaloi 100 orë i groposur nën tokë
11:05 PM
Magjistari kaloi 100 orë i groposur nën tokë
Magjistari nga Tajvani Cho Sheng-keng thotë se ka thyer rekordin për qëndrimin më të gjatë nën tokë. Iluzionisti qëndroi 100 orë i groposur në një kioskë të mbushur me rërë.
Kur ndihmësit e hoqën nga kioska i mbushur me rërë, Cho i njohur me emrin artistik Igo, ishte i zbehtë dhe i dërmuar, por fytyrën ia kishte mbuluar një buzëqeshje kënaqësie pasi kishte qëndruar 100 orë i groposur dhe kështu ka vendosur rekordin botërorë. Dhjetëra gazetarë dhe publiku e pritën me ovacione
Asistentët me ta nxjerrë nga rëra e dërguan drejtë e në spital për të parë nëse gjithçka është në rregull me të. Mjekët vërtetuan se magjistari kishte pak temperaturë dhe ishte dehidruar, por nuk gjetën asgjë gabim në trupin e tij.

Gjatë gjithë testit të qëndrueshmërisë, Cho mbijetoi nën rërë duke marrë frymë përmes një gypi ndërsa pinte ujë përmes një gypi tjetër. Një zgavër nga ana e përparme e kioskat u lejonte njerëzve që ti jepnin dorën magjistarit ose të bënte me shenjë në rast rreziku.
Anëtarët e grupit të magjistarëve "Teatri i pasqyrave” përcillte frymëmarrjen, të rrahurat e zemrës dhe temperaturën trupore të kolegut të tyre të varrosur. Para fundit publiku dhe gazetarët e pranishëm filluan të numërojnë sekondat e fundit të testit të qëndrueshmërisë së magjistarit. "Ai ka qenë i varrosur nën tre tonë e gjysmë rërë. Ishim vërtetë të shqetësuar për të”, tha udhëheqësi i grupit të magjistarëve Chang Chia-lun
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus