Kryesore » 2011 » Dhjetor » 11 » Maçoku Tomasino, kafsha e tretë më e pasur në botë
2:30 PM
Maçoku Tomasino, kafsha e tretë më e pasur në botë
Një maçok italian është bërë kafsha e tretë më e pasur në botë, pas trashëgimit të thuajse 10 milion paundësh, pasi pronarja i tij e pasur vdiq dhe i la fatin e gjithë familjes. Maria Asunta vdiq muajin e kaluar në moshën 94 vjeçare dhe, sipas juristëve i la pasuri Tomasinos, maçokut endacak të cilin e kishte gjetur dhe kujdesej për shkak të dashurisë që kishte për kafshët. 94 vjeçarja Asunta kishte një portofol të madh për shkak të pronave, shtëpive dhe vilave në të gjithë vendin, si dhe disa llogari bankare goxha të majme, ndërkohë që nuk kishte asnjë të afërm tjetër. Avokatët Ana Orekioni dhe Xhiaçinto Kancona thonë se ajo ia la pasurinë Tomazinos në një testament të cilin e kishte depozituar në zyrën e tyre në Romë, në tetor 2009. Avokatët shpjegojnë se sipas ligjit italian, maçoku Tommassino nuk ka të drejtë të trashëgojë drejtpërdrejtë paratë , kështu që avokatët janë duke analizuar klauzolën tjetër të testamentit, që një pjesë e parave t’i shkojnë ndonjë infermiereje e cila ishte kujdesur për të moshuar dhe maçokun e saj, dhe pjesa tjetër, ndonjë shoqate të denjë që kujdeset për kafshët. Maçoku italian është kafsha e tretë më e pasur në botë pas një qeni-bari i quajtur Gunter IV, të cilit pronarja Karlotta Liebenstien i la pas vdekjes një pasur prej më shumë se 90 milion paundësh. Ndërsa në vitin 1988, një i moshuar britanik Ben Rea i la pasurinë e tij 9 milion paundësh maçokut të tij Bleki
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus