Kryesore » 2011 » Dhjetor » 13 » Maçoku me 26 gishta shndërrohet ne hero (+VIDEO)
9:58 PM
Maçoku me 26 gishta shndërrohet ne hero (+VIDEO)
Problemi i kafshes shtepiake ka bere te ndjeshem donatoret, qe kane ndihmuar ne mbijetesen e qendres se kafsheve, ku Daniel jeton.Ndonjëherë, një fatkeqësi mund të shndërrohet në fat gjatë jetës. Kjo është pak a shumë historia e maçokut Daniel, i cili ka lindur me nje deformim gjenetik dhe ka 26 gishta në vend të 18. Ky detaj i ka ndaluar maçokut të gjejë një familje adoptuese dhe kështu është shpëtuar nga Qendra për mbrojtjen e kafshëve në Milwakee. Mirëpo, jeta e tij e re rrezikonte të përfundonte, sepse qendra, për shkak të vështirësive të forta ekonomike, ishte shumë afër mbylljes. Ja që në këtë situatë, Daniel, në mënyrë të pavullnetshme, shpëtoi fatet e shtëpisë së tij të re. Defekti i tij gjenetik ka ngjallur dhembshuri dhe si pasojë e kësaj, ai u shndërrua në "maskotën” e qendrës. Situata e tij bëri të lëviznin shumë amerikanë, që hapën një donacion parash për të shpëtuar qendrën, që veç Danielit mbante edhe shumë kafshë të tjera. Si përfundim, mbledhja e fondeve pati një fund të lumtur. Kështu, Daniel falë deformimit të tij arriti të shpëtojë jo vetëm jetën e tij, por edhe atë të kafshëve të tjera të qendrës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus