Kryesore » 2011 » Qershor » 27 » Macja që sfidon ujin për t'u shëruar
12:51 PM
Macja që sfidon ujin për t'u shëruar
Mog po kërkon të rikthehet të vrapojë, të kërcejë e të luajë ashtu si të gjithë macet e tjera në mbarë botën.Për të bërë diçka të tillë ajo është e gatshme për gjithçka, madje dhe të sfidojë ujin, një "armik” i njohur i felinëve.Pikërisht siç ndodhet me shumë persona, hidroterapia ka efekte të mrekullueshme dhe tek macet, transmeton NOA. 
Gjysmë e paralizuar, pasi është shkelur nga një veturë, Mog është duke rikuperuar përdorimin e putrave të saj.Gjatë gjithë kohës ajo shoqërohet nga një instruktore, ku Mog është në leksionin e dhjetë të notit në një vaskë të gjatë pak a shumë 5 metra.Së fundmi duhet thënë se ka arritur të mbështesë të katërt këmbët e saj."Fillimisht ishte e terrorizuar – tregon padronia e saj, Veronica Ashworth, për faqet e britanikes Daily Mail – Më pas ka provuar gjatë gjithë leksioneve dhe tashmë po aplikohet rehabilitimi i gjymtyrëve të saj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus