Kryesore » 2012 » Maj » 5 » Macja 2 orë në lavatriçe , del e gjallë
11:10 PM
Macja 2 orë në lavatriçe , del e gjallë
Një mace ka mbijetuar pasi u rrotullua brenda një lavatriçeje për dy orë në Johanesburg.63 vjeçarja Karin Benett dëgjoi zhurmat dhe zërin e maces Tabitha dhe nisi kërkimin për të.Ajo kërkoi në gjithë shtëpinë madje kontrolloi edhe shtëpinë e fqinjit por nuk po e gjente kotelen e saj.Por kur makina larëse mbaroi procesin e larjes së rrobave, ajo pa fytyrën me qime të maces të ngjitur pas xhamit të lavatriçes.Mësohet se macja qëndroi brenda saj për 1 orë e 45 minuta...por vijonte të ishte e gjallë.Pas kësaj ajo u dërgua për kurim te një veteriner si rezultat i plagëve të marra gjatë rrotullimit dhe shokut të pësuar për afro dy orë mes shkumës dhe ujit."Kjo mund ti ndodhë kujtdo, macja mund të ketë fjetur gjatë asaj kohe, ose ka humbur shtatë nga nëntë jetët e saj”, u shpreh Benett për mediat duke qeshur.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus