Kryesore » 2012 » Maj » 24 » Llambë magjike, por jo e Aladinit
4:06 PM
Llambë magjike, por jo e Aladinit
Biokimistë francezë konstruktuan një llambë vërtetë magjike. Edhe pse nuk është aq e fuqishme sikurse ajo e trimit të famshëm të përrallave, Aladinit, megjithatë edhe kjo bënë çudira. Edhe ndriçon pa pasur nevojë për energji elektrike, edhe i absorbon gazrat e dëmshme nga atmosfera. Dhe e gjithë kjo falas! Bëhet fjalë për një shpikje revolucionare e cila së shpejti pritet të bëhet pjesë e jetës sonë të përditshme. Fuqia e kësaj llambe nuk e fsheh shpirtin e madh magjik, por kolonia e algave të vogla që ushqehen me dioksid karboni dhe që në procesin e fotosintezës lirojnë një dritë shumë të këndshme të gjelbërt. Ekipi i shkencëtarëve francezë i drejtuar nga biokimisti, Pjer Kalea, shpreson se do të gjejnë mjaft sponsorë për ta përfunduar projektin që pritet të ndihmojë në uljen e emisionit të gazrave të rrezikshme në atmosferë. Përveç si ndriçim rrugor, llambat mund të përdoren edhe në amvisëri, garazhe publike, kurse sidomos rekomandohen në zonat me popullsi të dendur ku lirimi i gazrave të dëmshme është shumë i lartë. Në aspektin teknik, poçet paraqesin rezervuare të mëdha plotë me alga që për një vit mund të absorbojnë një ton dioksid karboni. Kjo është sasia që një dru absorbon tërë jetën e vet. Me fjalë të tjera, një llambë e tillë ka një kapacitet vjetor sa kanë 200 drunj për periudhën e njëjtën. Edhe pse projekti i Kalesë u tregua shumë i suksesshëm gjatë testimeve, produkti ende nuk është lejuar për prodhim serik. Para se të ndodhë kjo, nevojiten përgjigje në pyetjet nëse algët do të përballojnë dimrin e ftohtë dhe nëse është e nevojshme, këto llamba a do të mund të fiken. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus