Kryesore » 2012 » Prill » 1 » Lind viç me 6 këmbë, katër i mbështet në tokë, 2 në kurriz
2:16 PM
Lind viç me 6 këmbë, katër i mbështet në tokë, 2 në kurriz
Një viç ka lindur me gjashtë këmbë. Pasi është parë se ai do të jetojë, autoritetet veterinare kanë publikuar lajmin.Viçi me gjashtë këmbë të cilit i është dhënë emri Lily, u lind shtatë javë më parë në një fermë në Zimental në kantonin e Bernës, Zvicër, sikurse raporton noa.al.Veterinerët kishin parashikuar se ai nuk do të mbijetonte, por Lily i ka sfiduar ata dhe jeton me katër këmbët në tokë... dhe dy të tjerë në pjesën e prapme.
Andrea Knuti është fermeri që ka në pronësi këtë viç. Ai pohon se është në parametra normalë me gjedhët e tjerë dhe nuk do t’i bëjë eutanazi edhe pse ka frikë se për shkak të dy këmbëve në kurriz, mund të mos kthehet në një lopë qumështi pjellore.Viçi me gjashtë këmbë është diçka e rrallë në botë. Më parë kishte ndodhur me Lizin, një viç po me gjashtë këmbë në Bavari, e cila jeton akoma, por iu nënshtrua një operacioni që hoqi dy këmbët e tepërta.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus