Kryesore » 2012 » Prill » 23 » Lind fëmija me peshë trupore rekord
7:54 PM
Lind fëmija me peshë trupore rekord
Ka lindur të enjten në krahinën kineze Anhui, fëmija gjigand me peshë 6.3 kilogramë.Bëhet fjalë për një të porsalindur që është shndërruar menjëherë në yllin e spitalit ku mjekët, infermierët dhe të afërmit u kujdesën për të teksa pacientët e tjerë kureshtarë nxituan ta shihnin.Nëse e sheh pranë fëmijëve të tjerë të lindur në të njëjtën ditë, vihet re ndryshimi i madh trupor mes tyre. Mendohet se fëmija ka ngjashmëri për nga ana trupore ,e peshën e mëmës së tij, pasi vetë ajo peshon 110 kilogramë.Gruaja ka rrëfyer se kur ishte shtatzënë të gjithë i thonin se do të lindte së paku bi ose tri-njakë për shkak të madhësisë së pazakontë të barkut. Ndërkohë mjekët po e mbajnë fëmijën nën kontroll për t’u siguruar që ai s’ka probleme me shëndetin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus