Kryesore » 2012 » Maj » 25 » Libri që do sjellë "shkatërrimin" e Krishterimit?
12:24 PM
Libri që do sjellë "shkatërrimin" e Krishterimit?
Daily Mail shkruan se libri i gjetur ne renojat antike te Persise ne Iranin e sotem, i shkruar mbi një lëkurë të përpunuar kafshe, tregon se Jesusi nuk u kryqëzua kurrë dhe se ai me fjalët e tij parashikoi ardhjen e Profetit Muhamed në tokë.Ky libër me tekste fetare, që mendohet se i përket shekullit të pestë, i zbuluar vetëm 12 vite me parë, sipas Iranit do të sjellë shkatërrimin e Krishterimit.I shkruar në siriak, një dialekt i gjuhës aramaike, ungjilli madje predikon ardhjen e mesias së fundit islamik, shtojnë raportet.Autoritetet turke besojnë se mund të jetë një version autentik i ungjillit të dishepullit të Krishtit, Barnaba. Media në Iran thotë se përmbajtja e librit do të sjellë rrëzimin e Krishterimit.Të tjerët thonë se pretendimet e Iranit janë qesharake dhe një propagandë anti- kristiane.Autoritetet turke e kanë kapur këtë tekst në vitin 2000, ndërsa arrestuan një grup trafikantësh të gjërave antike.

Por kulmi arriti në shkurt të këtij viti, kur u raportua se Vatikani ka bërë një kërkese zyrtare të shohë librin. Nuk dihet nëse kjo kërkesë është pranuar.

Origjina e librit nuk dihet, por mediat turke raportojnë se libri është mbajtur në Pallatin e Drejtësisë në Ankara.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus