Kryesore » 2011 » Maj » 11 » Libri i "Ferrari"-it
8:34 AM
Libri i "Ferrari"-it
Milano, 11 maj 2011 (MIA) - Libri i ri i Ferrarit quhet "Official Ferrari Opus” dhe konsiderohet si bibël e veturës së famshme italiane. Ky libër ka 850 faqe dhe 2 mijë foto që tregojnë me imtësi çdo model Ferrari që ka dalë nga fabrika e Maranellos. Në të mund të gjesh dosjet e çdo piloti profesionist që ka drejtuar një Ferrari në Formula 1.

Ferrari ka përgatitur 4 botime të këtij libri dhe ai që bie më shumë në sy është "Enzo Diamante”, që do të kushtojë plot 200 mijë euro. Me këtë shumë mund të blesh një Ferrari California.

Ky libër kushton kaq shumë për shkak se kali, që është simboli i Ferrarit, është "vizatuar” me 30 diamantë të bardhë. Të gjithë ata që do e blejnë këtë libër do të marrin pjesë në një shorte, i cili do t’i dhurojë një veturë Ferrari të Formulës 1, me të cilën Michael Schumacher ka arritur fitore të shumta.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus