Kryesore » 2012 » Mars » 21 » Ky njeri fluturon?! (+VIDEO)
7:45 PM
Ky njeri fluturon?! (+VIDEO)
Një video e publikuar në internet ku shihet një person që fluturon me krahë të bërë vet, po bën xhiron e internetit. Bëhet fjalë për inxhinierin hollandez Jarno Smeets, i cili ka prodhur vet dy krahë të ngjashëm me të zogjve dhe ka arrritur të fluturojë në disa metra lartësi. Smeets është i diploumar në Coventry University dhe për të realizuar këtë projekt ai ka bashkëpunuar për plot tetë muaj me një inxhinier tjetër të quajtur Bert Otten. Smeets tregon se për të krijuar sistemin i cili do të prodhonte 2 mijë watt energji e nevojshme për mbajtur peshën e tij dhe të krahëve (gjithsej 82 kg) ai ka përdorur sistemin operativ Android dhe një celular HTC Wildfire. Në anën tjetër, shumë ekspertë mendojnë se kjo gjë është e pamundur dhe se Jarno Smeets mundohet të bëj show.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus