Kryesore » 2012 » Shkurt » 18 » Kushtrim Ahmeti, studenti që e bëri Turqinë shembull në botë!
10:08 AM
Kushtrim Ahmeti, studenti që e bëri Turqinë shembull në botë!
Studenti kosovar, Kushtrim Ahmeti nga Ege Univeristy në Turqi, nisi projektin për mbledhjen e kapakëve të plastikës, me qëllim që të ndihmohen personave me nevoja të veçanta, duke iu dhuruar në këtë mënyrë karroca nga riciklimi i kapakëve.
Ky projekt humanitar, i shpërndarë në 81 qytete të Turqisë, dhe mbledhja e 235 milionë kapakëve shënoi një rekord të ri, duke e bërë në këtë mënyrë Turqinë një shembull në botë dhe duke e nominuar atë për hyrjen në Librin e Rekordeve Guinnesse. 
Nisma e kapakut të kaltër ka nisur nga studenti kosovar i stomatologjisë në Universitetin Ege të Izmirit në Turqi. Shkak për nisjen e kësaj fushate ka qenë momenti kur ai, teksa po bënte praktikën, është ndeshur me një grua që fëmijën e saj me aftësi të kufizuara po e bartte në shpinë, njofton portali Editorial.Në fillim e kishte thirrur nënën e vet në telefon për të kërkuar para për ta blerë një karrocë për familjen e varfër. Ndërsa më pas, duke e marrë parasysh se ka shumë familje nevojtare, ai ka nisur hulumtimin, pas të cilit ka rezultuar projekti për mbledhjen e kapakëve të kaltër.Një projekt i tillë është duke u zhvilluar edhe në Kosovë nga AUK-u
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus