Kryesore » 2012 » Dhjetor » 2 » Kur nuk ka më keq...
2:15 PM
Kur nuk ka më keq...
Një skandal seksual ka shpërthyer në Strugë, kur një çift jashtëmartesor në orarin e punës janë bllokuar gjatë marrëdhënies së tyre, një fenomen ky pak i ndeshur dhe është dashur të kërkojnë ndihmë mjekësore për "t’u shkëputur” nga njëri-tjetri.Lajmi ka përfshirë tërë Strugën, ndërsa ka qenë një autoambulancë nga spitali që ka nxjerrë çiftin nga zyra ku po kryenin marrëdhënien, duke i mbështjellë ata me çarçaf. Sipas portaleve maqedonase bëhet fjalë për një avokat (mbi 50 vjeç) dhe ish-funksionar lokal në Strugë dhe të dashurën e tij (20 vite më e re), e punësuar si daktilografe në zyrën e tij – transmeton INA.Mjekët e Urgjencës jozyrtarisht kanë bërë të ditur për ngjarjen, por duke mos dhënë detaje. Sipas tyre, në raste të rralla ndodh që gjatë aktit të ketë probleme të tilla, të shtangimit të organeve gjenitale dhe se në situata të tilla përdoren injeksione për të stabilizuar situatën.Mjekët e autoambulancës nuk kanë mundur të ndërhyjnë në vendin e ngjarjes, por e kanë çuar çiftin e ngjitur pranë qendrës emergjente, ku përmes injeksionit të dhënë, është bërë ndarja e tyre.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus