Kryesore » 2012 » Korrik » 1 » Krimb 13 cm në sy!
2:08 PM
Krimb 13 cm në sy!
Mumbai. Kur kishte shkuar të konsultohej për një dhimbje të vazhdueshme në sy, ky pacient indian nuk kishte pritur se do të përjetonte një skenë që ngjan vetëm në filmat horror: mjeku ia nxjerrë nga syri një krimb të gjatë 13 centimetra, i cili ende ishte i gjallë.Teksa po e ekzaminonte këtë pacient 75-vjeçar në spitalin "Fortis” në Mumbai këtë javë, Dr. V. Seetharaman, oftalmolog, kishte mbetur pa mend kur kishte parë parazitin duke u përdredhur në sy. Mjeku ka nisur me ngut operacionin para se krimbi të mos shkaktonte ndonjë dëmtim të pariparueshëm. "Ai po përdridhej nën koniukturë”, ka rrëfyer mjeku, duke aluduar në cipëzën lidhëse të syrit. "Gjatë përvojës sime tridhjetëvjeçare, kjo është hera e parë që kam parë diçka të tillë”.

Pacienti, P.K. Krishnamurthy, kishte më shumë se dy javë që kishte problem me syrin, meqë i kruhej dhe i skuqej. Ai kishte vendosur të shkonte të mjeku çak të mërkurën.

"Edhe ai ka mbetur i hutuar nga ajo që kemi vërejtur me mikroskop”, ka treguar mjeku.Krimbi është nxjerrë gjatë një operacioni që ka zgjatur 15 minuta, me ç’rast pacientit i është hapur pakëz koniuktura. Gjatë operacionit e pranishme ka qenë edhe bashkëshortja e pacientit, e cila është tmerruar. "Krimbi vazhdonte të lëvizte dhe të kërcente. Ishte diçka e frikshme”, ka thënë ajo për "Mumbai Mirror”.

Simptomat e pensionistit janë zhdukur menjëherë pas përfundimit të operacionit, ndërsa, krimbi, i cili ishte i gjallë edhe 30 minuta pas nxjerrjes nga syri, është dërguar te mikrobiologët e spitalit për t’u analizuar.

Sipas mjekut, krimbi mund të ketë hyrë nëpërmjet ndonjë prerje në këmbën e pacientit ose mund të jetë krijuar nëpërmjet ushqimit të pazier mirë, para se të hynte në damarët e gjakut, e kështu të përfundonte në sy.

"Po qe se nuk do të hiqej, ai do të mund të hynte më thellë në sy dhe të shkaktonte humbjen e të pamurit. Po ashtu, ai ka mundur të hynte edhe në tru dhe të shkaktonte probleme të mëdha neurologjike”, ka theksuar ai.

Sipas drejtoreshësh së spitalit, zonja S. Narayani, ky rast, fatmirësisht, është jashtëzakonisht i rrallë. "Ne kemi një departament oftalmologjik shumë aktiv dhe kjo është hera e parë që kemi një rast të ngjashëm në 10 vjetët e fundit”, ka theksuar ajo. (AFP)

Krimbi ka mundur të hynte edhe në trurin e pacientit

Sipas mjekut, Dr. V. Seetharaman, krimbi mund të ketë hyrë nëpërmjet ndonjë prerje në këmbën e pacientit ose mund të jetë krijuar nëpërmjet ushqimit të pazier mirë, para se të hynte në damarët e gjakut, e kështu të përfundonte në sy.

"Po qe se nuk do të hiqej, ai do të mund të hynte më thellë në sy dhe të shkaktonte humbjen e të pamurit. Po ashtu, ai ka mundur të hynte edhe në tru dhe të shkaktonte probleme të mëdha neurologjike”, ka theksuar ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus