Kryesore » 2011 » Maj » 25 » Klinika ku bebet e sapolindura flenë me kufje
12:18 PM
Klinika ku bebet e sapolindura flenë me kufje
Një klinikë në Sllovaki ka gjetur një mënyrë të veçantë për të qetësuar bebet e porsalindura, të cilat duhet ndahen përkohësisht nga nënat e tyre për trajtim: muzikën klasike. Foshnjet vihen në gjumë nën tingujt e muzikës së Mozartit dhe Vivalidit, nëpërmjet kufjeve nga të cilat dëgjohet një melodi e ëmbël dhe relaksuese.
Ideja për të vënë muzikë për foshnjat që të bëjnë një gjumë sa më relaksues e të shëndetshëm ka ardhur nga klinika Kosice-Saca, pasi ka eksperimentuar muzikën, veçanërisht atë klasike, si një ndihmë për të "mbështetur" zërin e nënës që nuk mund të jetë gjithmonë pranë fëmijës së saj. Nga studimi përfitimet më të mëdha u panë në mbajtjen e rregullt të rrahjeve të zemrës dhe të një frymëmarrjeje korrekte.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus