Kryesore » 2011 » Gusht » 20 » "Kërkohet" lopa Yvonne, e gjallë ose jo (+VIDEO)
1:57 PM
"Kërkohet" lopa Yvonne, e gjallë ose jo (+VIDEO)
Një lopë "në arrati" e quajtur Yvonne, është bërë një yll i medias në Gjermani dhe Austri. Yvonne ka qënë në liri që nga muaji maj, kur ajo u largua nga ferma ku po ushqehej për mish. 
Dukej se ajo nuk do të shihej më kurrë, deri javën e kaluar kur ajo bëri një gabim të madh: Vrapoi në një rrugë dhe pothuajse u godit nga një makinë policie. Pas kësaj zyrtarët vendosen se lopa duhej të vritej për sigurinë e qytetarëve. Aktivistët e të drejtave të kafshëve shpresojnë se do arrijnë ta gjejnë lopën përpara policisë dhe t′i shpëtojnë jetën. Para disa ditësh, gazeta gjermane Bild kishte ofruar një shpërblim prej 14,000 dollarësh për kapjen e saj. Por një strehë austriake (për kafshët) ka përdorur edhe metoda më të çuditshme për gjetjen e saj dhe gjithashtu ka ofruar një shpërblim për personin që arrin ta kapë. Një "pëshpëritës lopësh"(cow whisperer) është punësuar për të "komunikuar" me Yvonne-ën çdo ditë nëpërmjet telepatisë. Sipas "bisedimeve telepatike" lopa e kuptonte se nuk do të dëmtohej por ishte shumë e frikësuar për të shfaqur veten nga transferimi që do të bëhej! Përpjekjet për të gjetur kafshën me helikopter dhe kamera infra-të kuqe nuk ishin të suksesshme, edhe pse raportohet se është parë dy herë të enjten, përpara se të zhdukej përsëri. Yvonne është bërë aq e famshme sa që ka edhe një faqe në Facebook
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus