Kryesore » 2012 » Mars » 2 » Kali i jashtëzakonshëm që pastron vetë me fshesë
2:28 PM
Kali i jashtëzakonshëm që pastron vetë me fshesë
Edhe ata kanë "profesionet” e tyre, pak a shumë si njerëzit. Ka nga ata që duan të jenë aktiv në shoqëri, ka nga ata që janë më të tërhequr dhe dëshirojnë të jetojnë më të shkëputur. Ka nga ata që mund të jetojnë në çdo lloj ambienti, ka edhe nga ata që duan të rrinë vetëm në një vend të pastër. Ndërsa disa nga të njohurit e tij interpretonin në filmin "War horse” (Kalë lufte), dhe i kaluan çmimit "Oskar” fare pranë, Llamrei, i cili është vërtetë një kalë lufte, i pëlqen që të pastrojë vetë me fshesë vendin ku rri. Ndërsa pastrimi për shumicën e njerëzve mbetet një punë e bezdisur, Llamrei e ka me shumë qejf përdorimin e fshesës në kazermat "Knightsbridge Barracks” në Britaninë e Madhe. Sapo ushtari i futet punës për të pastruar stallën ku qëndrojnë kuajt, Llamrei kap fshesën e tij dhe pastron vetë, e megjithëse duhet ende edhe pak punë për ta mësuar më mirë teknikën e përdorimit të fshesës, entuziazmi me të cilin ai pastron, të lë pa mend. Si një nga kuajt më të rinj në regjiment, vetëm gjashtë vjeç, ai sapo ka përfunduar trajnimin. Por, përkushtimi i tij për çdo gjë që nis të bëjë e kanë bërë një kalë me reputacion në regjiment. Ushtari Xhon Xheits, 18 vjeç, nga skuadrat "Blues” dhe "Royals” tha për britaniken "The Sun”, se "Llamrei tashmë është bërë një legjendë. Ishte shumë bukur të shikoje një nga kuajt që kujdesej të mbante pastër vendin e tij. Ai tregoi përkushtim të madh dhe solidarizim me punën tonë”. Kështu, edhe pse nga më të rinjtë, ky kalë është bërë më i preferuari i të gjithë kazermës dhe tani, pas publikimit të fotove të tij duke punuar, do të jetë i famshëm edhe përtej mureve të saj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus